Kandidati për kryetar të Malishevës nga Nisma, Ekrem Kastrati, ka falënderuar banorët e fshatrave Temeqinë dhe Bardh për mbështetjen e fuqishme në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Fshati Temeqinë dhe fshati Bardh të vendosur për fitoren e madhe të Nismës në Malishevë. Faleminderit përkrahësve tanë në Bardh dhe Temeqinë për këtë unitet, vendosmëri e përkushtim që së bashku të vazhdojmë të realizojmë edhe shumë projekte për të mirën e banorëve të këtyre fshatrave”, ka shkruar Kastrati.
Ai ka kërkuar nga qytetarët mbështetje në votë për Nismën dhe numrin 186.