Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Bislim Zogaj, ka raportuar pasurinë e tij në agjencinë kundër korrupsionit, shkruan rajoni.org.
Pasuria e paluajtshme që Zogaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit është afër gjysmë milionë euro, e që të ai ka deklaruar se i ka të trashëguara nga prindi dhe disa të tjera të dhuruara nga vëllau i tij.
Zogaj ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë prej 100 mijë euro, oborr në vlerë prej 90 mijë eurove, lokal në vlerë prej 60 mije euro dhe depo në vlerë prej 20 mijë eurosh: Të gjitha këto, Zogaj thotë se i ka të trashëguara nga prindi i tij në vitin 2002.
Ai tutje ka deklaruar së vëllau i tij në vitin 2013 i ka dhuruar banesë në vlerë prej 122 mijë eurosh, dhe dy garazha në vlerë totale prej 12 mijë eurosh.
Bislim Zogaj në vitin 2013 kishte marrë dy donacione nga vëllai i tij: banesë me 137 metër katror që vlera e saj cilësohet mbi 122 mijë euro, ndërsa donacionin e dytë nga vëllai i tij, Zogaj ka deklaruar se i morrri dy vend-parkime. Vlera e tyre cilësohet të jetë 12 mijë euro.
Ai ka deklaruar dhe dy vetura. Njerën të tipit Mercedes vlerë 9.500€ dhe tjetrën të tipit BMW në vlerë 17.500€.
Tek të hyrat, Zogaj ka deklaruar pagën e drejtorit në vlerë vjetore, 12,611€ dhe pagën e invalidit të luftës në vlerë 2,700€. Në emër të bashkëshortës, Zogaj, ka deklaruar së ajo merr pagë 10,305€.
Por çka nuk deklaroj, Zogaj?
Rajoni merr vesh, duke ju referuae ATK’së, së Zogaj nuk ka deklaruar pagën e marrë nga kompania Vipwell.
Poashtu, Zogaj nuk ka deklaruar as pagën e marr nga bashkëshortja e tij, nga po e njëjta kompani.
Zogaj ka deklaruar paqartësi tek të drejtat dhe detyrimet duke mos specifikuar së nga kush e ka marre krediten, institucionin, datën e fillimit, datën e mbarimit dhe kohëzgjatjen.
Rajoni nesër së bashku me dokumentet e siguruara do të i drejtohet agjencia kundër korrupsionit me kërkesë për verifikim dhe hetim ndaj tij.
Kujtojmë që: Mos-deklarimi i pasurisë cilësohet si vepër penale. Neni 437 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës thotë se mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare është vepër penale.