E diel, 8 Shtator, 2024

EKSKLUZIVE: E fitoj tenderin 130 mijë euro më shtrenjtë, Komuna e Drenasit dhe i njëjti operator lidhin aneks kontratë me çmim mbi 30 mijë euro

Komuna e Drenasit, dje ka lidhur aneks kontratë (kontratë shtesë) me OE Labinot M. Krasniqi B.I me vlerë 9.5 % të çmimit fillestar të kontratës së parë, pra vetëm gjysmë përqindje nën kufirin e lejuar, shkruan portali rajoni.org.

Ky njoftim është bërë i ditur në dokumentin e siguruar nga portali rajoni.org, në të cilin është theksuar se Komuna e Drenasit fillimisht kishte nënshkruar kontratën “Rregulllimi i infrastruktures trotuarit dhe ndriqimit publik ne Komunen e
Drenasit-proejkt dy vjeçar”, me çmim prej 332 mije e 555 euro, kontrate e nënshkruae 5 muaj me parë.

5 muaj me pas, saktësisht me datën 26.07.2023 është nënshkruar aneks kontratë me vlerë 31 mije e 562 euro e 22 cent – me operatorin e njejte, e që në matematikë i bie se aneks kontrata zotëron 9.5% të vlerës së çmimit fillestar të kontratës.

Por pse mund të këtë “dyshime” këtu!?

Siç e sqaruam me lartë kjo aneks kontrate vjen nga tenderi i nënshkruar me datën 22 shkurt 2023 – projekti; “Rregulllimi i infrastruktures trotuarit dhe ndriqimit publik ne Koumunen e Drenasit-projekt dy vjeçar” – ku grupi i OE në krye me Labinot M. Krasniqi B.I.; TONI INGJINJERING; MIRUSHA COMPANY” ishtë grupi qe ishtë shpallur fitues të tenderit, ndonëse çmimi i tyre ishtë 132 mije e 787 euro me i shtrenjet se e ofertuesit me të lire në këtë tender.

Por a e dini se aneks kontratat për pushtetin e Drenasit, nuk janë të pa zakonshmë.

Sipas raporti të Auditorit për qeverisjen e Lladrovcit dhe gjetjet e tij për vitin e kaluar në Komunën e Drenasit, tregon se  pushteti i këtij të fundit kishte dhënë madje edhe pagesa për punë të pa kryera. Vlera e këtyre kap shifrën afro 100 mijë euro. Bëhet fjalë për dy kontrata në të cilat janë vërejtur se janë dhënë paratë për punët të cilat nuk ishin të përfundura gjatë ekzaminimit të ZKA-së. Këto punë u përfunduan pas ekzaminimit.

Edhe pse me rregulloren për shpenzimin e parasë publike, nenet 22 deri 26, nder të tëra përcaktojnë se paraprakisht duhet të bëhet pranimi i pasurive/punës pastaj duhet te bëhet pagesa, komuna nuk iu përfill kësaj rregullore.

Zyra Kombëtare e Auditimit , në raportin vjetor të performances ka vërejtur dy kontrata që vlera e përbashkët e tyre është mbi 95 mijë euro. Në kontratën për ‘Ndërtim të Stadionit të Qytetit’ u pagua 68 mijë euro për punë të pa kryera. Edhe në një kontratë tjetër sipas ZKA-së u dhanë 27 mijë euro.

“Të kontrata “Nërtimi i Stadionit të qytetit – faza e dytë” prej 1,750,491€, vlera e punëve të paguara por që nuk ishin realizuar është 68,268€. Përkatësisht fjala është për pozicionet 1.1, 4.2, 4.3. 4.4, 5.1, 5.2, 5,3 dhe 5.5 të paguara me situacionin nr. 18 në vlerë prej 100, 000€; si dhe Të kontrata “Fushat sportive dhe rekreacion LOT 2” 49,326€ vlera e punëve të paguara por që nuk ishin realizuar është 27,396€. Projekti është për ndërtimin e dy fushave sportive, njëra ne Terstenik si dhe tjetra ne Kizhnareke. Pagesat për ketë kontrate pothuajse ishin kryer ne tërësi, përkatësisht, vlera e paguar ishte 47,006€. Pozicionet e paguara qè nuk ishin realizuar janë: V.4, V .5, V,6, dhe V.7 (pozicioni i V.7 ishte realizuar në fushën sportive në Kizhnarekë por o edhe në Terstenik)“, thuhet në raport.

Por, edhe pse gjatë ekzaminimit të ZKA-së punët nuk kishin përfunduar, ato u përfunduan pas kësaj. Kjo sipas tyre u bë për arsye buxhetore.

“Menaxheret e kontratave na kanë siguruar dëshmi se punët kanë filluar të realizoheshin pas ekzaminimit fizik, ndonëse gjatë kohës sa ishim në ekzekutim të auditimit (deri më 28.04.2023) punët ende nuk ishin përfunduar. Megjithëkëtë, komuna na ka siguruar dëshmi (me dt. 08.06.2023) se tashmë punët ishin realizuar sipas pagesave të kryera. Shkaku i pagesave për punë të pakryera ishte mos lejimi që mjetet buxhetore të shkonin në suficit”, thuhet në përgjigje.

Në raportin vjetor të përfomancës Komuna ishtë kritikuar edhe për ndryshimin e mbi 10% të vlerës se kontratave pa aplikuar procedurën e prokurimit. ZKA në raportin e saj thotë se ka evidentuar tre raste në të cilat kishte pasur ndryshime në kontrata mbi 10% te vlerës totale te kontratave./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer