Burime të sigurta të portalit rajoni.org brenda kabinetit të Ramiz Lladrovcit kanë bërë me dije së dje Policia e Krimeve Ekonomike ka marrë të dhënat e komisionit vlerësues të cilët kanë vlerësuar në dhëniën e një tender që kap vlerën e afro 700 mije eurove në Drenas, tender në të cilin dyshohet për keqperdorime të medha dhe kurdisje.
Rajoni ka mësuar së ky tender është i treti me rradhe që brenda pak kohesh krimet ekonomike po i hetojnë në këtë qytet.
“Tenderi ka qenë i kurdisur, pretendohet së operatori që është tërheq ka marrë mijëra euro. Ky tender ka qenë i dedikuar për operatorin që e ka fituar”, pretendon një burim tjetër i rajonit lidhur më tenderin në fjale.
Burimet e portalit rajoni.org kanë bërë me dije ekskluzivisht së janë duke u zhvilluar hetime ndaj një rrjeti zyrtaresh të pushtetit të Ramiz Lladrovcit për veprat ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Konflikti i interesit’.
Kujtojmë qe portali, rajoni.org në vazhdimsi ka raportuar për skandalet e ndryshmë qe janë bërë nga pushteti Ramiz Lladrovcit, për dyshimet për korrupsion, nepotizem dhe shkelje ligjore.