Sunday, February 8, 2026

EKSKLUZIVE: Inteligjenca e huaj zbarkon në një fshat të Drenicës, nuk dihet misioni

Një automjet i dyshimtë është parë duke qarkulluar në një fshat të Komunës së Skenderajt, duke shkaktuar shqetësim te banorët e fshatit, shkruan rajoni.org.

Sipas burimeve të Rajonit, në automjet ndodheshin dy persona të maskuar, të cilët kishin lëvizur disa herë nëpër fshatin në fjalë. Kjo lëvizje e pazakontë ka alarmuar banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës.

Rajoni mëson ekskluzivisht së njësitët policore kanë arritur t’i ndalojnë personat e dyshuar, ndërsa banorëve u është thënë se nuk ka vend për panik, pasi bëhet fjalë për persona zyrtarë.

Burime tjera brenda organeve të sigurisë i kanë konfirmuar Rajonit se personat në fjalë janë pjesë e inteligjencës së një vendi mik (shteti i njohur për redaksinë)

Sipas të njëjtave burime, mendohet së ata kanë qenë në kryerje të ndonjë detyre zyrtare dhe, sipas të gjitha gjasave, institucionet vendore nuk kanë qenë paraprakisht të njoftuara për këto lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në një fshat të Skenderajt (emri i të cilit është i njohur për redaksinë), mirëpo Rajoni nuk e ka publikuar lajmin më herët, deri në sigurimin e informatave shtesë dhe verifikimin e plotë të rastit.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer