Ish asamblisti, Pajazit Isufi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AKR’së në Skenderaj, shkruan rajoni.org.
Rajoni mëson së dorëheqja është dhënë sot.
Arsyeja e dorëheqjes sipas letrës së siguruar nga rajoni, është për shkaqe personale.
“Të nderuar bashkëpunëtorë dhe qytetarë, ju njoftoj se për shkaqe personale, nga sot rrugëtimi im politik me AKR-në përfundon. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë këtij rrugëtimi politik. AKR u uroj suksese në rrugëtimin politik të tyre. Qytetarëve ju dëshiroj që të kenë sovranitet të plotë në mendje dhe në zemër. Zoti i bekoftë dhe i ndihmoftë qytetarët e Skënderajit. Me shumë respekt, Pajazit Isufi”, thuhet në letrën që ka siguruar rajoni.