Saturday, February 22, 2025

EKSKLUZIVE: Jep dorëheqje Presidenti që e nxorri Drenicën nga kriza dhe e ktheu në vendin e parë

Ilir Veliqi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit të Klubit të Drenicës.

Kjo është bërë e ditur nga dokumenti i siguruar nga portali rajoni.org.

Siç njofton, Veliqi në letren e dorheqjës, arsyeja që e kanë dërguar deri tek dorëheqja janë profesionale dhe angazhimit afarist të tij në Gjermani.

“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë për mua, pasi ky klub ka qenë dhe do të mbetet një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Megjithatë, angazhimet e mia profesionale dhe hapat e rinj që kam ndërmarrë në Gjermani më bëjnë të pamundur që të vazhdoj të jap kontributin dhe përkushtimin e duhur në këtë detyrë. Duke e dashur këtë klub me gjithë zemër, e ndjej të drejtë dhe të domosdoshme që udhëheqja të vazhdojë me dikë që mund të investojë kohën dhe energjinë e nevojshme për ta çuar përpara këtë institucion të rëndësishëm të futbollit tonë”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Veliqit.

Kujtojmë që nen udheheqjen e Presidentit Ilir Veliqi, Klubi i Drenicës doli nga kriza dhe tani është në vendin e parë në ligen e dytë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer