Në prag të zgjedhjeve në parti në degën e PDK-së në Drenas, po fillojnë përpjekjet për unifikimin e degës mes grupit të Ramiz Lladrovcit dhe grupacioneve tjera brenda kësaj dege.
Burime të rajonit tregojnë se për të gjetur një gjuhë unifikuese janë përfshirë edhe krerët e kësaj partie, por ende nuk ka pasur rezultate.
Sipas të njëjtave burime, grupi që rreshtohet pas kryetarit të komunës se Drenasit, ka bërë një kusht që ata janë të gatshëm për marrëveshje, por me kushtin që posti i kryetarit të ju takoj atyre.
Pra, sipas kësaj, ky grup është i gatshëm të lëshojë pë për degën. Mirëpo, me këtë nuk janë pajtuar grupacionet tjera, të cilët kanë kërkuar edhe degën edhe pozitën e kryetarit.
Rajoni ka mesuar EKSKLUZIVISHT se emrat potencial qe priten ta sfidojnë Ramiz Lladrovcin janë Adnan Thaçi dhe Petrit Hajdari, ky i fundit i përkahur në mase të madhe nga të gjithë.
Po, ashtu sipas burimeve të portalit rajoni.org brenda PDK’së kanë treguar se në rast se nuk ka rrethana të jashtëzakonshme, zgjedhjet brenda PDK priten të shpallen në muajin tetor të këtij viti.
Se, cili grup i të pakënaqureve pati oferte direkte nga Ramiz Lladrovci, portali rajoni.org, do të ju sjellë detajet ditëve në vijim.