Rajoni.org para pak minutash raportoj së drejtoret e propozuar nga lista IDEAL e Nuredin Lushtakut në kabinetin e Sami Lushtakut pritet të jenë: Arif Lushtaku në drejtorin e Shëndetësisë ndërsa në pozitën e drejtorit të bujqësisë emri është ndryshuar, dhe tani pritet të jetë Sabit Ferizi.
Deri tani propozimet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Rajoni nga burimet tjera ka marre vesh së drejtoret tjerë në kabinetin e Lushtakut pritet të jenë:
1. Shqiprim Kodra, drejtor në Administratë
2. Arbër Geci, drejtor në Shërbime Publike
3. Kastriot Duraku, Drejtor i Arsimit
4. Valon Haliti, Drejtor në Inspeksion
5. Arbnor Çitaku, Drejtor në Urbanizem
6. Behxhet Maliqi, Drejtor në Financa
Rajoni merr vesh se zyrtarizimi i drejtorëve nuk është bërë deri më tani për shkak të pakënaqësive brenda PDK’së në Skenderaj.