E diel, 22 Dhjetor, 2024

EKSKLUZIVE: Komuna e Bedri Hamzes u jep tenderin për trajtimin e qenve endacak me vlerë mbi 300 mije euro OE me pronar babë e bir! [DOKUMENt]

Dy biznese vendore e kanë fituar tenderin në vlerë 315 mijë e 320 eurove për memaxhimin, monitorimin dhe trajtimin e qenve endacak qe bredhin lirshem ne Qytetin e Mitrovices dhe Periferi, zbulon portali rajoni.org.

Komuna qe udhehiqet nga Bedri Hamza ka njoftuar se grupi i OE “Ambullanca Veterinare Veterinaria; BLENDOR KADRIU B.I Lushte, Mitrovica” janë fitues të tenderit në fjalë.

Rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se pronar i “Ambullanca Veterinare Veterinaria” është Avni Kadriu e cila i ka dy punonjës të regjistruar në ARBK, ndërsa pronar i operatorit tjetër fitues “BLENDOR KADRIU B.I”, është Blendor Kadriu – djali i Avniut.

Sipas njoftimit të publikuar operatorët tenderin e kanë fituar duke u bazuar në kriteret e vendosur në Dosjen e Tenderit për çmimin më të ulët.

Cilat janë kriteret për dhënien e kontratës dhe si veproi Komuna e Mitrovicës?

Kriteret për dhënien e kontratës theksohen qartë në Ligjin për Prokurorim Publik. Sipas nenit 60, autoriteti kontraktues duhet t’i japë kontratën operatorit ekonomik që ka dorëzuar ose:

1.1 Tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët; 1.2 tenderin ekonomikisht më të favorshëm në bazë të kritereve dhe peshën që është specifikuar në dosjen e tenderit sipas nenit paragrafit 3. të nenit 52 te këtij ligji.

2. Nëse autoriteti kontraktues ka përcaktuar në dosjen e tenderit se kontrata publike do ti jepet operatorit ekonomik që dorëzon tenderin e përgjegjshëm ekonomikisht më të favorshëm, dhënia e kësaj kontrate do të bëhet vetëm në bazë të kritereve dhe peshës së tyre përkatëse të përcaktuar në dosjen e tenderit në pajtim me paragrafët 2. dhe 3. të nenit 52 të këtij ligji.

• Ndërkaq kriter tjetër specifik ishtë qe OE të ketë së paku dy (2) veterinar të diplomuar që kanë së paku dy vjet përvojë pune në terren, katër (4) teknik të veterinarisë dhe gjashtë (6) punëtor për strehimore – të dëshmuar me kontratë sipas Udhëzimit Administrativ.    

Sipas ARBK’së – fituesit e tenderit të regjistruar si punëtor i kanë gjithsej tre, përkatësisht “Ambullanca Veterinare Veterinaria”, ka dy punëtor të regjistruar, ndërsa “Blendor Kadriu B.I” ka një punëtor të regjistruar.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer