Komuna e Skenderajt ka publikuar listën e përfituesve të grandeve të ndara nga kjo komunë. Insajderi ka mësuar se në listën e emrave që kanë përfituar është edhe një zyrtare e komunës.
Me 25 prill Komuna ka publikuar në web-faqe listën e personave që kanë përfituar nga konkursi i shpallur për ndarjen e fidaneve.
Insajderi ka marrë vesh se në mesin e personave që ka fituar është edhe zyrtarja e Komunës se Skenderajt.
Albulena Hoxha që figuron e 58 në listë i tha Gazetës Insajderi se nuk ka ndikuar në përzgjedhje pozita që mban.