Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rufc të Lipjanit, aty është kryer një vrasje e trefishtë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se policia ka hasur në trupa të pajetë, teksa vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësorë.
Insajderi nga burime të sigurta mëson se Abedin Bekteshi i cili ishte teknik në shkollën e fshatit ka vrarë bashkëshorten, djalin dhe në fund edhe veten.
Akoma nuk dihen motivet që çuan deri në vrasje.