E shtunë, 27 Korrik, 2024

EKSKLUZIVE: Ngritet kallëzim penal kundër drejtorit të QKMF’së në Drenas, Dr. Ismet Bogiqit

Portali rajoni.org ka mësuar nga burimet e veta brenda prokurorisë, që është ngritur një Kallëzim Penal kundër Drejtorit të QKMF – Drenas, Dr. Ismet Bogiqi, për arsye se në vitin 2023, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat e tij dhe ka shpërdorur detyrën e tij zyrtare, me rastin e pezullimit të Kontratës Publike Kornizë të nënshkruar ndërmjet KK-Drenas dhe Operatorit Ekonomik, pasiqë ka qenë në dijeni se edhe vetë Komuna e Drenasit përmes Drejtorisë së Shëndetësisë pati parashtruar Ankesë kundër një Raporti të Inspektoriatit Shëndetësor, i cili ka rekomanduar që të ndërpritet veprimtaria e Operatorit Ekonomik në QKMF – Drenas.

Lidhur me këtë, edhe Kompania pati ushtruar Ankesë kundër Vendimit dhe Raportit të Inspektoriatit Shëndetësor të cilin e ka fituar kompania dhe Vendimi i Inspektoriatit Shëndetësor nuk ka qenë në fuqi asnjëherë.

Pavarësisht faktit që Vendimi i Inspektoriatit nuk ka qenë në fuqi asnjëherë, Dr. Ismet Bogiqi, duke tejkaluar kompetencat e tij, pati pezulluar Kontratën me Operatorin Ekonomik ( edhe pse në ligj të Prokurimit Publik nuk parashihet një gjë e tillë vetem te rastet e fatkeqësive natyrore), duke ia u ndaluar profesionistëve shëndetësor çasjen në objektet e QKMF – Drenas dhe duke i’a pamundësuar që të punojnë sipas Kontratës.

Për faktin që Vendimi i Inspektoriatit nuk pati hyrë në fuqi asnjëherë, Dr. Ismet Bogiqi dyshohet se e ka ditur gjithmonë këtë fakt, mirëpo pavarësisht kësaj, ka pezulluar Kontratën Publike Kornizë, duke i shkaktuar dëm punëtorëve shëndetësordhe duke i lënë pa paga, dëm ju ka shkaktuar edhe qytetarëve të Komunës së Drenasit që kanë mbetur pa shërbime paliative si dhe duke e dëmtuar financiarisht Operatorin Ekonomik.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer