Burime të rajoni.org kanë mësuar ekskluzivisht se Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj është në negociata për ribashkim me ish-strukturat e saj, të cilat ishin larguar nga partia gjatë kohës së mandatit të ish-kryetarit Bekim Jashari.
Sipas këtyre burimeve, kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, po zhvillon negociata nëpërmjet personave të tretë me këto ish-struktura, ndërsa gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së sotme.
Rajoni zyrtarisht nuk ka arritur të konfirmoj zhvillimet nga asnjëra palë.
Rajoni do të i’u mbaj të informuar me zhvillimet.