Dega e PDK’së në Skenderaj do të mblidhet të enjten për të vendosur rreth kandidatit që do ta garojë për pozitën e kryetarit të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan rajoni.org
Burime të Rajoni.org bëjnë të ditur ekskluzivisht se mbledhja është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e kandidatit për kryetar komune.
Deri më tani, në degën e PDK-së në Skenderaj janë përmendur tre emra si potencialë për këtë post.
Rajoni.org do t’ju informojë ekskluzivisht për të gjitha zhvillimet dhe vendimet që pritet të merren në këtë mbledhje.