Burime të sigurta të portalit rajoni.org tre ditë me parë kishin bërë të ditur se agjencitë investigative kanë zbuluar dhe kanë siguruar pamje ku ushtarët serbë po hapin llogore shumë pranë kufirit me Kosovën.
Duke iu referuar burimeve të rajonit, së përveç agjencisë se intelegjencës se Kosovës pamjet i posedontë edhe policia.
E si duket indiferent ndaj këtyrë zhvillimeve nuk po qendron Forca e Sigurisë së Kosovës.
Siç bëjnë të ditur burime të portalit rajoni.org, FSK ka thirrur sot prej ores 3 të mengjesit në mënyrë alarmante, ushtaret e saj. Në këtë thirrje atyre iu kërkua që të shkojnë në bazë.
Sipas burimeve në fjale kjo është bërë me qëllim të testimit të gaditshmerise për mobilizim dhe testimin e ushtareve të saj për përgjigjjen e thirrjeve në rast të ndonje situate alarmante./Rajoni.org/
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE: Ushtria serbë po hap kanale luftë, jo shumë larg Zveçanit!