E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ekskluzive: Të dyshuarit për vrasjen në tentativë janë djemtë e pronarit të kolegjit të njohur privat

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Talinoc i Muhaxherëve në Ferizaj, ku një person është rrahur dhe është therur disa herë me thikë nga dy vëllezër. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta brenda Prokurorisë se bëhet fjalë për vëllezërit Ardit dhe Armend Berisha.

ardit
Ardit Berisha
armend
Armend Berisha

Sinjali mëson se gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal e që më pas dy të dyshuarit kanë goditur me mjete të forta viktimën dhe më pas Arditi dyshohet se e ka goditur 35-vjeçarin me mjet të mprehtë disa herë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj kanë bërë me dije se pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, dy të dyshuarit janë djemtë e njërit prej pronarëve të shkollës fillore dhe të mesme private ‘Universum‘, Sedat Berisha.

image 114
Sedat Berisha

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë deklaruar në kushte anonimiteti se i gjithë konflikti ka nisur për disa mosmarrëveshje kontraktuale mes palëve të përfshira.

Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar me babain e të dyshuarve, Sedat Berishën, i cili po ashtu ka qenë prezent në vendin e ngjarjes në momentin që ka ndodhur incidenti.

Berisha tha se janë sulmuar në vendin e tyre të punës dhe e gjitha ka qenë në vetëmbrojtje.

Unë po habitem se unë kam qenë aty, në cilësinë e dëshmitarit jam. Në pronë tonë, në vendin e punës tonën, jemi sulmu mas tri orëve lutje për me u largu, për me na e liru, mas tri orëve, jemi sulmu, djemtë janë sulmu edhe në kacafytje aty tash… vrasje në tentativë, nuk po e kuptoj me thanë të drejtën”, tha ai në një prononcim për Sinjalin.

Sipas Berishës, nuk dihet arsyeja e këmbënguljes së palës tjetër për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Përleshja ka ndodh në vend të punës. Nuk muj me ta sqaru arsyen e këmënguljes mos me u largu edhe mos me i zhvillu punimet na që jemi t’u i punu në vend të punës. Qëkjo. Punime ndërtimore  i kemi aty afër zyrave tona”, tha babai i të dyshuarve, Ardit e Armend Berisha.

Ai më tej ka folur edhe për raportet që kanë pasur me viktimën në të kaluarën, duke thënë se kanë pasur marrëdhënie të mira.

Me viktimën kemi pasur raporte të mira, por ajo butësia jonë i ka krekosë edhe me çdo kusht me u bo pronar i pronës tonë. Na jemi kanë t’u i zhvillu do punime që nuk kanë çu as ofertë as çmim nuk kanë dhanë edhe e konsiderojnë që kemi bashkëpunu na edhe këtu punë s’mundet me marrë kush tjetër. Puna konkrete është qëkjo”, shtoi Berisha.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë të dyshuarit dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer