E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

EKSKLUZIVE: Vajza e Shpejtim Bulliqit punësohet në NPB’në e udhëhequr nga PDK

Njomëza Bulliqi, vajza e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është punësuar në Ndërmarrjen Publike Banësor e cila udhëheqët nga Artan Berisha i PDK’së, zbulon portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka siguruar vendimin për rezultatet përfundimtare të këtij konkursi, ku Bulliqi është shpallur kandidat fitues në pozitën për social media me 81.8 pikë. Vendimi mban datën e 21 qërshorit.

Kujtojmë që pas vajzës, Shpejtim Bulliqit i është punësuar edhe djali Arbër Bulliqi, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në pozitën e zyrtarit për Sport dhe Rekreacion

Portali rajoni.org i ka dërguar pyetje ndërmarrjes publike banësore lidhur me punësimin e saj, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk ka kthyer përgjigjje.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer