Skuadra e FC Prishtinës ka marrë një “email” nga Federata e Futbollit të Kosovës, ku iu është kërkuar të mos luajë ndeshjet e para në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkak i dëmtimit të fushës.
Drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani thotë se FFK ia dërgoi një email me tri rreshta, duke mos i bërë zgjidhje se ku do luajnë, shkruan GazetaBlic Sport.
“Na kanë dërgu një email me disa rreshta ku thonë se ekspertat e UEFA’s i kanë kërkuar që të riparohet fusha që të mund të luhet ndeshja Kosovë – Zvicër”, tha fillimisht Osmani për “GazetaBlic Sport”.
Shikoni intervistën e plotë: