Eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka remomanduar që të anulohet plotësisht Rindertimi i segmenteve të pjesëve të Kanalit Besi-Graçankë me vlerë të parashikuar 450,000€, shkruan rajoni.org.
Kjo për shkak se në ekspertizën e siguruar, është theksuar fakti që kompania e rekomanduar për kontratë nuk i plotëson kërkesat sipas dosjes së tenderit.
“Duke u bazuar në sqarimet e lartpërmendura, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet pjesërisht e bazuar, të anulohet njoftimi mbi vendimin e AK-se i dates 14.04.2025 mbi dhënien e kontrates dhe te anulohet në terësi aktiviteti i prokurimit , nëse AK më tutje ka interes, aktivitetin e prokurimit ta ritenderojë”, theksohet në raport.
Ky rekomandim u dha nga eksperit Gani Nekaj me datën 23 maj pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga operatori ekonomik “Conex LLC”.
“Iber Lepenci” në krye me Faruk Mujkën me 14 prill i ka dhënë tenderin për ndërtimin e segmenteve të pjesëve të Kanalit Besi-Graçankë grupit të operatorëve ekonomikë që ofruan ofertën më të shtrenjtë.
Iber Lepenci i dha këtë tender konzorciumit “Plural Shpk, Pro&Co group shpk, Arbor shpk” për 419,970.22€
Për afro 40,000€ më shtrenjtë se sa kishte ofertuar grupi më i lirë në listën e tre konzerciumeve apo 380,333.51€.
Cilat janë gjetje e ekspertit të prokurimit:
– ISO 9001:2015 Quality Management System
– ISO 14001:2015 Environmental Management System
– ISO 45001:2018 Occupational Health and Safety Management System
Eksperti konstaton së këto certifikata janë te lëshuara në emër te nje operatori ekonomik tjetër i cili nuk është ofertues dhe as ne konzorcium ne ketë aktivitet te prokurimit. Po ashtu certifikatat e bashkangjitura ne dosje te tenderit kan validitet vetëm deri me datë 09.11.2023 pra ne momentin e dorëzimit nuk kan qenë valide. Nga kjo rezulton shkelje e nenit 59 ne proceduren Andaj nga përshkrimi i mësipërm rezulton se OE i rekomanduar per kontratë nuk i plotëson kërkesat sipas dosjes se tenderi
Eksperti shqyrtues sqaron, se duke u bazuar ne analizën e fakteve/dëshmive të dokumentuara ne platformën elektronike e-prokurim, rrjedhën dhe analizën procedurës se prokurimit, lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, AK– komisioni i vlerësimit, nuk ka respketuar ne tërësi te gjitha dizpozitat ligjore te LPP-se gjatë procedurës se vlerësimit sipas përshkrimit te mësipërm
per seclin pretendim ankimor andaj rekomandojm qe AK ne procedurën e retenderimit te i ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme korigjuese.
Eksperti shqyrtues sqaron, se autoritetet kontraktues janë te obliguara që të sigurojnë që fondet publike dhe burimet publike te përdoren në mënyrën më ekonomike, njëkohësisht duke marr në konsideratë qëllimin dhe lëndën e prokurimit, ashtu siç parashihet në nenin 6 të LPP-së,
autoriteti kontraktues duhet te këtë ne konsideratë edhe nenin 1 të LPP-së, pasi që dihet se qëllimi i këtij ligji është te siguroj mënyrën më efikas, më transparent dhe më të drejt të shfrytëzimit të fondeve dhe burimeve publike.
Andaj nga përshkrimi ne pretendimin nr. 1 eksperti i prokurimit konstaton se asnjeri nga operatoret ekonomik (operatori ekonomik ankues dhe operatori i rekomanduar per kontratë) nuk plotesojn kërkesat e dosjes se tenderit edhe pse kemi te bëjmë me kritere te përzgjedhjes te formuluara gabimisht. Në parim OE ankues e plotëson kriterin e standardeve te ofruara ne harmoni me fushveprimin dhe qellimin e standardeve