Sipas ministrisë, pagesat janë ekzekutuar në disa grupe dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara.
Po ashtu, MFPT-ja ka bërë të ditur se janë realizuar edhe pagesat e para të bursës së mobilitetit për studentët që jetojnë në distancë dhe që plotësojnë kriteret për përfitim nga kjo bursë.
Ndërkohë, studentët të cilët nuk i kanë përmbushur kriteret dhe për pasojë nuk janë përfitues, janë njoftuar zyrtarisht për refuzimin përmes adresës elektronike të përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova.
Për çdo ankesë apo paqartësi, Ministria ka vënë në dispozicion adresat elektronike përkatëse, sipas kategorisë:
Studentët që kanë ankesa lidhur me shtesën prej 100 euro mund të kontaktojnë në emailin: [email protected]
Studentët që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me bursën e mobilitetit mund të kontaktojnë në: [email protected]