Sunday, July 27, 2025

“Ekzistojnë ligje që ndalojnë larjen në liqene akumuluese, me rëndësi të ecë folklori politik për Ujmanin”

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, ka fajësuar pushtetin aktual për narrativën e krijuar lidhur me Liqenin e Ujmanit pasi një 31-vjeçar dyshohet se humbi jetën pasi kërceu nga ura e këtij liqeni, teksa ishte duke u freskuar.

Latifi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka rikujtuar se ekzistojnë ligje që ndalojnë freskimin në liqene akumuluese, për shkak të rrymimeve ujore që krijohen si shkak i instalimeve hidroenergjetike.

“Në këtë vend ekzistojnë ligje për ujërat dhe energjinë, të cilat ndalojnë larjen në liqene akumuluese, siç është Ujmani. Ndër shumë arsye përmenden edhe rreziqet nga instalimet hidroenergjetike, të cilat mund të shkaktojnë rrymime ujore që, në kontaktin e parë, mund ta mbytin njeriun. Por në Kosovë askush nuk lodhet se çka thonë ligjet. Askush nuk del t’i zbatojë ato“, thuhet në shkrimin e Latifit.

“Madje as nuk marrin mundimin të dalin e t’u tregojnë qytetarëve se larja në Ujman, përveçse e ndaluar, është edhe rrezikshme dhe mund t’u marrë jetën. Me rëndësi është të ecë përpara propaganda dhe folklori politik për Ujmanin. Nën ndikimin e këtij folklori vjen njeriu nga diaspora, zhytet në Ujman dhe nuk del më i gjallë prej andej. Një jetë e humbur kot. Një familje e shkatërruar për shkak të një shteti që nuk i kryen detyrat e veta dhe një politike për të cilën rëndësi ka veç përfitimi elektoral“, përfundon shkrimi i tij.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer