Friday, April 10, 2026

Emrat/ Kapen me drogë te “Pishat e Gllobarit”, dy të rinj përfundojnë nën hetim në Drenas

Dy persona janë ndaluar nga policia mbrëmjen e së dieles në fshatin Gllobar të Gllogocit, pasi janë kapur me substanca narkotike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në zonën e njohur si “Pishat e Gllobarit”, ku patrulla e NJRSH-së, gjatë patrullimit, ka vërejtur një veturë të parkuar.

Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit të veturës dhe personave që ndodheshin brenda saj, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të dyshuara të narkotikëve të llojit marihuanë.

Te i dyshuari Rinor Cakiqi (19 vjeç) janë gjetur rreth 5.4 gram marihuanë dhe një pako rizlla, ndërsa te i dyshuari tjetër Andi Kadishani (21 vjeç) janë gjetur rreth 0.9 gram marihuanë dhe një mulli për bluarjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer