Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, janë arrestuar sot.
Tre personat e arrestuar sipas burimeve të Paparacit janë Kenan Hasani Okan Hasani dhe Lum Dervishi
Gazetari Syla thotë se tre personat që e sulmuan atë, në pamje ishin “islamik fanatik”, ndërsa thekson se e gjithë kjo sipas tij ka të bëjë me reagimet e tij ndaj Hoxhës nga Prizreni të cilit iu bë dhuratë një veturë e tipit Mercedes vetëm pak ditë më parë.
Syla është sulmuar dje pas emisionit Pressing, ku është analist . Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme.