E martë, 24 Dhjetor, 2024

Enver Dugolli e “thyen” kurrizin | Para një viti e kritikonte Kusari – Lilën që foli me Milan Radojçiq, tani i del në mbrojtje koordinimit me terroristin e Banjskës

Në korrikun e vitit 2023, deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, e kritikonte në publik Shefen e GP të partisë së kryeministrit Kurti, që kishte biseduar në telefon me kryekriminelin nga veriu i Kosovës, Milan Radojçiqin.

Por, një vit më vonë kur skandali thellohet dhe zbulohen fakte të rënda të koordinimit të Qeverisë Kurti me Listën Serbe, deputeti Dugolli është shfaqur në mbrojtje publike të Mimoza Kusari – Lilës, shkruan Demokracia.com.

13 KORRIK 2023 – DUGOLLI: ZONJA KUSARI ËSHTË DASHUR TA NDËRPRESË BISEDËN…

Më 10 korrik të vitit 2023 ishte publikuar pjesa e parë e audioincizimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit ishte bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin.

Më 13 korrik të atij viti, i pyetur nga Kanal10, deputeti Dugolli kishte shfaqur mospajtimin e tij për bashkëbisedimin mes Shefes së deputetëve të VV-së, Kusari – Lilës me Milan Radojçiq.

“E panevojshme, natyrisht, natyrisht. Në momentin që i është lëshuar në interfon, se zonja Kusari nuk e ka thirrë në asnjë moment Radojiçiqin dhe shihet se tendencë dhe qëllim kryesor i zotit Simiq, i nxitur nga kush po dihet, nga Serbia natyrisht, se Serbia don të bëjë katrahurë këtu. Ka pasë qëllim dhe incizimin që e ka bo ka qenë thjeshtë me këtë qëllim. Por edhe në momentin kur në interfon e ka lëshu atë…”, deklaronte Dugolli.

“Gjëja që është dashtë dhe besoj që këtu nashta, pak a shumë, është edhe një far gabimi i vogël i zonjës Kusari, ka qenë dashtë ta ndërpresë, të mos komunikojë, as mos ta dëgjojë fare Radojiçiqin”, këmbëngulte Dugolli.

15 TETOR 2024 – DUGOLLI: FUSHATË PËR TA DËMTUAR VV-në

Ndonëse skandali i koordinimit të Vetëvendosjes në politikat shtetërore, qeveritare dhe parlamentare, me Listën Serbe është zgjeruar më shumë dhe është faktuar edhe më shumë, këto nuk kanë mjaftuar për deputetin Dugolli, i cili për të njejtën çështje është deklaruar më 15 tetor 2024.

Enver Dugolli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se komunikimet e publikuara së fundmi ku përfshihet shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari-Lila dhe koordinatorja e komiteteve të LVV-së, Dejona Mihali, janë fushatë e egër për ta dëmtuar LVV-në dhe Qeverinë.

“Fushatë e egër për të baltosur, për të dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosjen dhe Qeverinë”, ka thënë Dugolli në “60 Minuta” të KTV-së.

Më tej, Dugolli ka thënë se “Komunikimi që po rikthehet, rikthehet e rikthehet, ku Kusari-Lila e ka pranuar deri në një shkallë dhe tash ka dalë përtej asaj që e kemi pritur, në aspektin e spekulimeve nga qarqet e caktuara. Kusari-Lila po merret seriozisht me këtë. Shumë shpejt besoj opinioni dhe mediat do të njoftohen për tentativat dhe manipulimet e qëllimshme për të dëmtuar edhe Kusari-Lilën, edhe Vetëvendosjen, edhe Qeverinë. Këto nuk janë të rastësishme. Do të bëhet ekspertizë dhe do të dalin në shesh këto gjëra. Më shumë i besoj Kusari-Lilës, se Rakiqit dhe Simiqit”, ka thënë deputeti i LVV-së. /Demokracia.com/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer