Thursday, November 27, 2025

Enver Hoxhaj bashkë me vëllezërit Thaçi e Veseli shënojnë vendin ku nisi organizimi për liri

Në “Ditën e Forcës” dhe në prag të 28 Nëntorit u zbulua sot pllaka përkujtimore në shtëpinë ku gjatë viteve 1993-1997 vepruan Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, një nga qendrat e vendimmarrjes që i hapi rrugë organizimit të rezistencës dhe më vonë lirisë së vendit.

Në ceremoninë e mbajtur në familjen Mazreku në Malishevë morën pjesë Enver Hoxhaj, vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, si dhe veprimtarët Nait Hasani e Nuri Bexheti.

“Në Ditën e Ushtrisë së Kosovë dhe në prag të 28 Nëntorit, zbuluam pllakën në shtëpinë ku në vitet ’93 deri ’97 vepruan Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe ku u morën vendime që hapën rrugën e lirisë. Së bashku me vëllezërit e Hashimit dhe Kadrisë dhe me miqtë Nait Hasani e Nuri Bexheti, ishim në familjen Mazreku në Malishevë.”, ka shkruar Hoxhaj.

Ngjarja u vlerësua prej tyre “si një rikthim tek rrënjët e organizimit politik dhe ushtarak të viteve ’90, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës së atyre që kontribuuan në themelimin e UÇK-së dhe në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer