Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të Besnik Mujecit .
Haxhiu në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se beteja për transportin publik në Prishtinë ka lidhje me rastin sipas tij dhe implikon partinë VV, si pasojë.
“Tani u dekonspirua beteja për postin e kryesuesit të asamblesë komunale në Prishtinë. Qëllimi paska qenë me kontrollu jo vetëm stacionin e autobusëve, por edhe transportin e drogës me autobusa.
Më tej deputeti ironizoi edhe me kauzat dehe parullat e VV opozitare që janë propaganduar dhe tani po dëshmohen si të rrejshme.
“Asambleisti i VV-së duke bartë drogë si në bahçe të babës. Era “SHTET” mafioz. Kjo paska qenë kauza e vërtet e LVV e jo bashkimi kombëtar.Me drogë paskan mendu me bashku klanin e e mafiozave“, shkroi ai.