E diel, 22 Dhjetor, 2024

Është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së drejtorit të gjimnazit në Skenderaj

Dje është bërë zëvendësimi i drejtorëve të Gjimnazit “Hamzë Jashari” në Skënderaj, ku drejtori i mëparshëm, Hajdar Beka, i dorëzoi detyrën drejtoreshës së re të kësaj shkolle, Gisela Shala, raporton portali rajoni.org.

Njoftimin e ka dhënë vetë faqja e kesaj shkolle në rrjetin social “facebook”.

Postimi plotë:

Të dashur nxënës!
Të nderuar prindër , mësimdhënës dhe staf tjetër i shkollës sonë!
Pas 5 vitesh kontribut në menaxhimin e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj, gjatë këtij mandati patem sfida, në vitin 2019 termeti në Shqipëri ku ishum në esksursion me maturantet dhe kujdestaret e tyre arritem të kthemi shëndosh e mirë, falë angazhimit dhe bashkëpunimit të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve.
Në vitin 2020 dhe 2021 pandemia Covid 19 ishte nje sfid tjetër ku shkolla jonë prej datës 20 mars 2020 organizoi mësimin online ishim ndër shkollat e para në Kosovë qe mbajtëm mësimin online ashtu si është më se miri për çka morrëm mirënjohje edhe nga MASHTI.
Si dhe vërshimet e 19 janarit 2023 ku shkolla jonë ishte përfshirë nga këto vërshime falë anagazhimit të stafit të shkollës, mësimdhënësve dhe ndihmës së komunave Prishtinë, Prizren, Istogu, Fushë Kosova dhe Klina arritëm që mbrenda 10 ditëve ti kthehemi normalitetit, krahas këtyre sfidave nuk munguan as sukseset e nxënësve te shkollës sonë falë kontributit të mësimdhënsve zuren vendet e para në nivel Republikan si në lëndën e informatikës Haxhi Bekaj, në matematikë Leonora Latifi dhe në fizikë Erlis Lushtaku i falenderoi secilin kolegë për bashkëpunim dhe mirëkuptimin.
Po kthehem fuqishëm, me nderë dhe me kokën lartë në profesionin tim të shenjtë. Aty ku çdo sekondë i punës ka vlerë dhe çmim.
Për 5 vite u mundova të jap mundin, dijen dhe kontributin tim në mënyrën më të drejtë për secilin që pati nevojë për mua dhe për të nderuar emrin e këtij gjimnazi që mbanë emrin e heroit tonë kombëtar “Hamëz Jashari”.

Sot zyrtarisht e dorëzova këtë detyrë tek znj. Gisela Shala.
Drejtoreshës Gisela i deshiroj shëndet dhe shumë suksese në punën e saj.
Ne do të punojmë dhe bashkëveprojmë të gjithë se bashku për të mirën e fëmijëve tanë në mënyrë që cilësia në arsim dhe sukseset në gjimnazin tonë të shkojnë lartë e më lartë!
Ju falenderoj nga zemra për përkrahjen, punën dhe respektin që më ofruat gjatë këtyre viteve!
Faleminderit kolegeve për këtë nderim që n’a bënë mua dhe kolegës sonë !
Me nder dhe kokën lartë do t’iu shërbej gjithmonë dhe do të jem krahu i të gjithëve sa herë që do të keni nevojë për përkrahjen time, ashtu siç kam vepruar qe 22 vite të punës sime në arsim.
Me respekt!
Hajdar Beka, profesor

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer