E enjte, 26 Dhjetor, 2024

“Është dëshpëruar me FFK-në”, babai i Dion Berishës zbulon arsyen pse djali i tij e la Kosovën për Shqipërinë

Sulmuesi Dion Berisha vendosi t’i bashkohej Shqipërisë U21 shkaku që ishte dëshpëruar me FFK-në, kështu deklaroi babai i tij Ekrem Berisha për Gazetën Nacionale.

Ylli i Bayern Munichut (në ekipin e dytë) u bë lojtari më i fundit që pranoi t’i bashkohej Shqipërisë U21, duke ndjekur hapat e Adrion Pajazitit, Medon Berishës si dhe Arlind Rexhepit.

Për Gazetën Nacionale, babai i Berishës Ekremi ka zbuluar të gjitha prapaskenat që ndikuan deri te ky vendim, duke marrë parasysh se anësori përfaqësoi edhe Kosovën U21, U17 dhe U16.

Ai tha se djali i tij është vëzhguar nga FSHF-ja që kur ishte pjesë e grupmoshave U15, më saktësisht menjëherë pas ndeshjes Shqipëri – Kosovë U15.

Shqipëria ka shprehur interesim për Dionin që nga grupmoshat U15. Gjithmonë ka pasur kontakt, pavarësisht që s’ka qenë shumë direkt. Menjëherë pas ndeshjes Shqipëri – Kosovë U15, FSHF iu pate afruar Dionit. Më kujtohet sa patë përfunduar ndeshja, trajnerët e U15 shkuan direkt te Dioni”.

Ndikim të madh ka pasur ndeshja Shqipëri – Poloni. Dionit i ka pëlqyer tepër shumë mënyra si tifozët e kanë mbështetur Shqipërinë, mënyrën si punon stafi i trajnerëve. Ata e kanë tërhequr që ta pranojë ofertën e FSHF-së”.

Ekrem Berisha gjithashtu shpjegoi se Dioni vitin e kaluar ishte dëshpëruar nga FFK-ja, të cilët s’ishin interesuar për të kur nuk ishte në formë të mirë duke mos e kontaktuar fare.

Vitin e kaluar Dioni është dëshpëruar prej Federatës, sepse s’ka luajtur shumë, pra tërë sezonin i ka pasur diku 150 minuta te Augsburgu dhe askush nga Federata s’e ka telefonuar me e pyet nëse është gjallë, i lënduar apo cili është problemi”.

Një bashkëlojtar i tij që luan te kombëtarja e Kroacisë (grupmoshat e reja) nuk ka luajtur për tre ndeshje dhe menjëherë kroatët kanë ardhur për të diskutuar me klubin, jo që t’i japin lojtarit minuta mirëpo të interesohen se cila është arsyeja që lojtari nuk po luan”.

Ai nuk ka pasur qejf me ardh as këto lojtë e fundit (ndeshjet e shtatorit), por hatri jem ka ardh me shpresën që po ndryshon ndonjë gjë, amo problem”.

Nga FFK-ja, më saktësisht menaxheri Muharrem Sahiti për Nacionalen të mërkurën deklaroi se Berisha s’i kishte informuar për vendimin që t’i bashkohet Shqipërisë ose të jepte ndonjë arsye, mirëpo babai i tij theksoi se lojtari i ka shkruar një mesazh Zgjim Sojevës.

Dioni ka qenë shumë i dëshpëruar me ata të FFK-së, mirëpo i ka shkruar menaxherit të Kosovës U21 (Zgjim Sojeva) se “Kam vendosur të largohem nga Kosova U21”, pra po e them prapë nuk dëshiron të luajë më te Kosova U21”.

Ndër të tjera, ai tregoi një rast kur Dionin e kishin ftuar por s’i kishin dhënë mundësi shkaku që “ti je i ri”.

Po e shoh edhe deklaratën e Sahitit, mirëpo ai as nuk e di se kush është Dion Berisha. Pastaj është minutazha shumë e ulët. Trajnerët nuk përkujdesen për lojtarët, pasi duhet t’iu qëndrojnë shumë afër”.

Si 17-vjeçar Dionin e patën ftuar te Kosova U19 dhe nuk luajti asnjë minutë. Një trajner i patë thënë “Ti je i ri, ke kohë”, atëherë pse nuk e lejuan të luante për U17 dhe të zhvillonte minuta që mund t’i konvenonin edhe te klubi. Thoshin se ky është i lazdruar, është normale që një lojtar 17-vjeçar të jetë i lazdruar”, përfundoi ai për Nacionalen.

Tashmë, te skuadra e drejtuar nga Bushi (Shqipëria U21) ndodhen katër futbollistë që iu bashkuan nga Kosova.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer