E mërkurë, 15 Janar, 2025

Është viti i Ismajlit, mbrojtësi “kuqezi” po shkëlqen kudo këtë sezon

Nuk ka dëshirë ta quajë një revansh, mirëpo Ardian Ismajli duket qartë se ka një brum prej futbollisti profesionist dhe patrioti të vërtetë, pasi la pas çdo sfidë dhe u kthye më i fortë.

Padyshim, e ka lënë pas faktin që u la në stol dhe nuk luajti asnjë minutë në Evropian dhe këtë e tregoi me Kombëtaren ndaj Ukrainës, me performancën e tij që thjesht konfirmoi rikthimin e tij, edhe pse ishte titullar në Nations League.

Sidoqoftë, kur një mbrojtës shënon, e kur për më tepër shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes, kjo padyshim që ka një kuptim të madh, shkruan abcnews.

Jo vetëm te Kombëtarja, por Ismajli duket se po arrin kulme edhe tek Empoli, teksa vetëm pasditen e së shtunës ishte padyshim protagonist i skuadrës së tij, në barazimin e madh përballë Juventus, ku përballë kishte një prej sulmuesve më të mirë të Evropës, Dusan Vlahovic.

Në skuadrën toskane jo vetëm që është titullar i padiskutueshëm, dhe po flasim për nivelin e Serie A, por madje trajneri hera-herës i ka besuar edhe shiritin e kapitenit, një vlerësim i lartë dhe plotësisht i merituar, teksa është lënë pas sezoni i kaluar, kur mbrojtësi 27-vjeçar pati dëmtime, dhe shpesh humbi ndeshje në Itali.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer