E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Eskalon ‘nepotizmi’ i Vetëvendosjes në Trepçë, ish drejtori i Agim Bahtirit zgjedhet zyrtar kryesor i financave!

Lëvizja Vetëvendosje si duket tani ka filluar ta shtrij nepotizmin e saj edhe në ndërmarrjen “Trepça”, raporton portali rajoni.org.

Siç mesohet nga mediat, Shukri Gashi  zgjedhur si Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit në ndërmarrjen Trepça. Këtë e ka konfirmuar ai vetë për mediumin mitropol.

“Po sot në mëngjes kam pranuar emailin se jam përzgjedhur në këtë pozitë”, e ka konfirmuar Gashi.

Por kush është Shukri Gashi!?

Shukri Gashi i njohur si Culi i cili do ta mbajë pozitën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe  Thesarit ndryshe njihet edhe si anëtar dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, zbulon rajoni.org.

Ai gjatë qeverisjes së Agim Bahtirit kishtë sherbyer si drejtor për financa dhe zhvillim ekonomik.

Gashi në baze të fotove që janë postuar në “Facebook” shihet së përveç aktivizmit të tij partiak ai ka edhe një afërsi edhe me ish vartësin e Agim Bahtirit, Faruk Mujken.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer