E shtunë, 23 Nëntor, 2024

ESKLUZIVE: Memli Krasniqi pritet të zhvilloj takim ‘urgjent’ me Nuredin Lushtakun, pritet ti bëj propozime konkrete

Analiza politike e rajonit dhe konstatimi se Nuradin Lushtaku është figurë me peshë politike dhe nëse ai vazhdon me koalicionin AAK – NISMA, PDK do t’a merrtë një goditje të fortë, po del te jetë i saktë.

PDK e gjendur në këtë situatë dhe duke ditur pasojat që mund të ndodhin, nuk po lë gurë pa lëvizur – siç thotë populli, vetëm për ta rikthyer Nuradin Lushtakun në radhët e veta.

Burime të rajonit bëjnë me dije se Lushtaku është telefonuar mbrëmë nga PDK dhe i është kërkuar një takim urgjent me kreun e kesaj partija me qëllim që ai të bindet të mos i bashkohet këtij koalicioni.

Sipas burimeve të portalit rajoni brenda PDK’së, mësohet së Lushtakut këtë herë do t’i paraqiten oferta konkrete, për dallim nga takimi i tij me Bedri Hamzen që ka ndodhur javën e kaluar.

Këto burime të portalit rajoni.org bëjnë me dije se gjeneralit i është propozuar që takimi të mbahet nesër, ku kjo parti do ti ofroj ofertë konkrete, ofertë për të cilën rajoni ka dijeni dhe së të njëjten do ta publikoj pasi ajo të konfirmohet.

Sido që të jetë, skena politike në Skenderaj në prag të zgjedhjeve nacionale përditë e me shumë po bëhet mjaftë intersante, për çka rajoni ka paralajmërime se do të ndodhin edhe rirreshtime tjera politike .

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer