Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United bëri bujë të madhe, teksa paraprakisht kishte pasur tensione mes tyre.
ESPN ka zbuluar disa prapaskena që çuan deri te largimi i portuezit.
Shumica e lojtarëve ranë dakord që Cristiano Ronaldo kishte gabuar kur refuzoi të hynte në lojë si zëvendësues kundër Tottenham-it në tetor 2022.
ESPN raporton se shumë brenda klubit filluan të mendonin se trajneri Ten Hag e kishte ekzagjeruar dënimin ndaj yllit portugez.
Fillimisht, Ronaldos iu kërkua të stërvitej larg nga ekipi i parë, por kur u përpoq të hynte në dhomën e zhveshjes për të marrë një palë këpucë, stafi i tha se nuk kishte të drejtë të futej.
Ronaldo më pas i kërkoi një lojtari të akademisë të hynte dhe të merrte këpucët për të, dhe disa lojtarë të rëndësishëm e panë këtë ndalesë si një poshtërim të panevojshëm.
Përplasja me Ronaldon pati një ndikim të madh, por largimi i legjendës portugeze nga Old Trafford gjatë ndërprerjes për Kupën e Botës 2022 ishte relativisht i qetë.