Sunday, March 30, 2025

Estonia ndryshon kushtetutën, rusët dhe bjellorusët nuk mund të votojnë në këtë vend

Parlamenti i Estonisë miratoi një ndryshim kushtetues që heq të drejtën e votës në zgjedhjet lokale për qytetarët që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian, kryesisht për qytetarët e Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ky vendim i vendit baltik ka burim nga arsye sigurie dhe nevoja për të kufizuar ndikimin rus, duke pasur parasysh se atje jetojnë më shumë se 83 mijë shtetas rusë, sipas shërbimit publik estonez ERR News.

Parlamenti mbështeti propozimin e Komitetit Kushtetues për ndryshimin urgjent të Kushtetutës. Procedura e përshpejtuar e ndryshimit të Kushtetutës u mbështet nga 92 deputetë nga 101, ndërsa shtatë votuan kundër.

Për miratimin e vendimit ishte e nevojshme shumicë e katërpesëdhjetë të deputetëve të pranishëm, që do të thotë të paktën katër herë më shumë vota për sesa kundër.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer