Mungonte vetëm njoftimi, që tashmë është dhënë: familja Friedkin, pra pronarët e Romës, kanë blerë Evertonin. Javën e kaluar erdhi miratimi nga Premier League, një hap tjetër i rëndësishëm për përfundimin e një operacioni që po përgatitej prej muajsh.
Dan dhe Ryan Friedkin, në fakt, kishin arritur një marrëveshje me ish-pronarin dhe presidentin e Toffees, Farhad Moshiri. Sot kalimi i pronësisë u zyrtarizua me deklaratën e mëposhtme:
“Everton Football Club është blerë nga Roundhouse Capital Holdings Limited (Roundhouse), një kompani brenda The Friedkin Group (TFG). Transaksioni është përfunduar pas një marrëveshjeje midis Blue Heaven Holdings (BHH) të Farhad Moshiri dhe Roundhouse për shitjen e shumicës së aksioneve të BHH në klub. Marrëveshja ka marrë miratimet e nevojshme rregullatore nga Premier League, Women’s Professional Leagues Limited, Football Association dhe Financial Conduct Authority”.