E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fabrizio Romano tregon gjigantin evropian që donte patjetër transferimin e Zhegrovës

Edon Zhegrova shkëlqeu ndaj Real Madridit, duke u shpallur edhe ‘Lojtari i ndeshjes’ nga UEFA.

Ylli kosovar ishte në qendër të merkatos edhe në afatin kalimtar të verës, por te Lille kanë refuzuar shitjen e tij.

Ka qenë eksperti i transferimeve, gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se ylli kosovar ka qenë objektivi kryesor i Juventusit, por që Lille ka refuzuar ta shiste atë në verë.

“Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes për Lille kundër Real Madridit pas një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ai ishte ndër emrat kryesorë në listën e Juventusit verën e kaluar, por Lille refuzoi ta shiste, tani ai po fluturon sërish te skuadra franceze”, shkroi ndër të tjera gazetari italian.

Edhe skuadra tjetër italiane Roma e donte Zhegrovën në rast të largimit të Paulo Dybalas, por argjentinasi në fund vendosi të qëndronte në “Olimpico”.

Gjithsesi në janar pritet të ketë lumë ofertash drejt Lille nga top klubet evropiane për kosovarin.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer