Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në kompleksin e varrezave në Izbicë të Skenderajt, në nderim të 147 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe 26 vjet më parë, shkruan portali rajoni.org.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media.
“26 vjet dhimbje, vuajtje dhe lot!
26 vjet padrejtësi për pandëshkueshmëri ndaj atyre që shkaktuan Masakrën e Izbicës!
Lavdi për jetë e mot 147 shqiptarëve të vrarë në masakrën që tronditi botën!”, ka shkruar Nura në facebook.