E enjte, 24 Tetor, 2024

Fadil Nura e Sami Lushtaku mburren me projektin e Qeverisjes Jashari!

Inatet politike si duket  kanë shkuar aq lartë në komunën e Skenderajt aq sa rivalet  politik këtu nuk duan ti permndin emrin njëri  tjetrit, përveç së kur kanë për të akuzuar, shkruan portali rajoni.org.

E një gje e tille ka ndodhur edhe sot gjatë përurimit të parkut multi funksonal sportiv në qytetin e Skenderajt, projekt ky i cili ka filluar në qeverisjen Jashari.

Kryetari i Skenderajt lërë që nuk ia ka dhënë asnjë meritë Jasharit, por këtë projekt e ka quajtur si sukses të vetin.

“Nuk ka më mirë se të mbyllet viti me gëzimin e fëmijëve, për këtë hapësirë të re të përuruar që e krijuam me fusha sportive, këndin e lojërave për më të vegjlit dhe parkingun publik me kapacitet 440 vetura, në kuadër të projektit të Poligonit Multifunksional, që tashmë konsiderohet i realizuar me sukses të plotë, për t’u vënë në shfrytëzim të qytetarëve dhe atyre që merrem me aktivitete fizike e sportive. 🏀🥅🏐⚽️✂️⛹️‍♀️⛹️” ka shkruar Nura ne profilin e tij në facebook.

E njëjtë ka ndodhur edhe me Sami Lushtakun i cili ka shkruar: “Prerja e shiritit si shenjë e përfundimit me sukses të punës në Projektin e Poligonit Multifunksional në Skenderaj, me dy kate për parkingje me kapacitet prej 440 vetura si dhe me pjesën e hapësirës rekreative, me fusha sportive e lojëra për fëmijë. Me të gjitha kapacitetet tona njerëzore e nga buxheti ynë vetanak i komunës, do të jemi në shërbim të qytetarëve për të realizuar të gjitha premtimet e dhëna para tyre, në shërbim të zhvillimit të Skenderajt!SL”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer