Populli i Kosovës rastin e vërshimeve të së enjtes, që ka prekur treven e Drenicës po tregon një solidaritet të jashtazakonshem në këto momente të vështira, shkruan portali Rajoni.org.
Në këtë drejtim po ka mobilizim të institucioneve lokale dhe të donatorëve të ndryshëm për të tejkaluar këtë fatkeqësi natyrore, e cila nuk mbahet mend të ketë ndodhur më herët dhe lirisht mund të radhitet me tërmetin e viteve të 70-ta.
Edhe pse me mundësi fare të vogla buxhetore, zyrtarët e komunës në krye me kryetarin, Fadil Nura gjatë gjithë kohës janë në teren pranë të prekurve nga këto vërshime dhe në këtë drejtim fare nuk ka rëndësi koha a është ditë apo natë me rëndësi të qenurit aty ku duhet.
Pra, komuna me ato pak mundësi buxhetore, që ka po bën përpjekje që të jetë në nivel të detyrës karshi rrethanava të kësaj katrahure, që ka kapluar Drenicën edhe pse dëmet janë kolosale.
Dje e mbyllëm një ditë të gjatë, me lajmin e mirë për themelimin e fondit emergjent, i cili që nga dita e hënë do të jetë në dispozicion, ku secili njeri që ka vullnetin e mirë dhe që i kushton zemra, mund të ndihmojë për rindërtimin e Skënderajt, pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.