“Në Kozhicë, bashkë me banorët vendës në nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugëve brenda lagjeve të fshatit, një nga premtimet tona për banorët e kësaj ane”, ka shkruar Fadil Nura para një ore në rrjetin social “facebook – transmeton portali rajoni.org.
Ky postim i ngjajshëm nga i pari i Skenderajt për banorët e fshatit Kozhicë, tanimë nuk prodhin lajm sepse për një përiudhe 1-vjeçarë, pushteti për tretën herë po u’a nis punimët.
Se a i ka filluar pernime punimët a veç ka shkuar sa për ti bërë disa fotografi për “facebook”, mbetet të shihet ditëve në vijim.
Pra Nura për herë të parë këtë projekt e kishtë proreklamuar 20 maj 2022.
Shtatë muaj me pas [ 3 dhjetor, 2022], sërish Nura, shkon në Kozhicë i bënë disa fotografi për “facebook” qe të duket se kinsë po punohet në Skenderaj, por sërish nuk përmbushet, Kozhica mbetet pa asfallt.
Trembedhjetë [13] muaj nga “perhajri” i parë e shtatë [7] muaj nga “perhajri” i dytë; Nura u’a nisi asfalltimin banorëve të Kozhicës sërish, lë ta mbajme mend datën e postimit [15 qershor 2023, ora prej 14:00 – 15:00].
Le të shpresojme qe postimi i radhës do të jetë postimi me pamje nga asfalltimi i rrugëve të Kozhicës dhe jo një “perhajr” tjetër për Kozhicasit./Rajoni.org/