Në Lagjen “Ramadani” në Likoc kanë filluar punimet për trajtimin e rrugëve që ishin vështirë të kalueshme, veçanarisht gjatë të reshurave atmosferike.
Kryetari Komunës së Skenderaj, Fadil Nura i ka mbikëqyrë ecurinë e punimeve, të cilat kanë për qëllim të krijojnë kushte më të mira në për banorët e lagjes sa i përket infrastrukturës rrugore.
Mirëpo ajo që ra në sy nga ky aktivitet i Nurës ishte prezenca e ish asmablistes së Vetëvendosjes, Vjollca Ramadanit.