Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar kryesuesen dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Selvete Grajqevci – Pllana është shkarkuar nga pozita e kryesueses së bordit me 62 vota për.
Gani Kastrati u shkarkua nga pozita e anëtarit të bordit me 60 vota për.
Gani Maliqi u shkarkuar nga pozita e anëtarit të bordit me 60 vota për.
Rrezarta Pushkolli – Makolli u shkarkua nga pozita e anëtarës së bordit me 61 vota për.
Të shkarkuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej nëntë milionë eurosh
Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2021, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e KPMM-së.