Tuesday, November 4, 2025

Familja e Hashim Thaçit del publikisht në përkrahje të Përparim Ramës për zgjedhjet e së dielës

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se nga sot, ai dhe familja e tij e mbështesin Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ky, vendim, sipas tij, vjen për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet më të vështira.

Postimi:

Qytetarë të dashur,
Nga sot, unë dhe familja ime e mbështesim Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ky vendim është marrë për shkak të respektit që ai ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë.

Faleminderit të gjithë votuesve që më kanë mbështetur në garën time të parë për Asamble, ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues për besimin që ma keni dhënë.

Por le të bashkohemi të gjithë për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer