E diel, 22 Dhjetor, 2024

Istog: Familja e raportoi të zhdukur, 36-vjeçarja thotë se ka nisur bashkëjetesën me një burrë

Rastet kur qytetarët largohen nga shtëpia pa dijeninë e familjarëve të tyre, nuk janë të rralla. Këto veprime alarmojnë familjarët të cilët kërkojnë ndihmën e Policisë dhe marrin veprime me forcat e tyre për të mësuar për vendndodhjen e më të dashurve, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë që është raportuar në Istog ka aktivizuar njësitë policore që u vunë në lëvizje për të lokalizuar vendndodhjen e një 36-vjeçareje e cila u shpall e zhdukur.

Pas veprimeve hetimore është arritur që të kontaktohet viktima, e cila ka deklaruar se ka nisur bashkëjetesën me një person.

Bazuar në dëshminë e saj, këtë e ka bërë me vetëdëshirë dhe nuk ka preson nga askush.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer