Tuesday, October 21, 2025

Familja Jashari kërkon ndihmë për gjetjen e familjarit të zhdukur

Familja Jashari kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur familjarin e tyre të dashur, Jashar Jashari, 83 vjeç, i cili është zhdukur prej dje në mëngjes. Ai është parë për herë të fundit në lagjen Velania, në Prishtinë, në ora 9:00 dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur asnjë kontakt apo informacion për vendndodhjen e tij.

Njoftimi i plotë i familjes:

Ka humbur familjari ynë Jashar Jashari, 83 vjeç, i cili është parë për herë të fundit në Prishtinë, në lagjen Velania.
Prej asaj dite nuk kemi më asnjë informacion për të.

Nëse dikush e ka parë ose ka ndonjë informacion, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në numrin +38344244566 ose të lajmëroni policinë më të afërt.

Çdo ndihmë, edhe më e vogla, është shumë e vlefshme për ne. 🙏
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve që ndihmoni dhe shpërndani!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer