Familja Kalludra, e njohur për pronësinë e kompanisë së njohur “Benita” që ka përfituar tenderë në vlera prej miliona eurosh nga pushteti i Zenun Elezajt, po del se ka ndikim jo vetëm në kontratat publike, por edhe në punësimet në institucionet publike në Komunën e Klinës, shkruan rajoni.org.
Burime të “Rajoni.org” kanë bërë me dije se bashkëshortja e Hekuran Kalludrës, drejtori i kompanisë “Benita”, është punësuar së fundmi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.
Bëhet fjalë për Mirjeta Latifaj – Kalludra, e cila më 21 korrik 2025 është pranuar si mjeke stomatologe në këtë institucion shëndetësor.
Sipas dokumenteve të siguruara, ajo ka marrë gjithsej 99 pikë në procesin e vlerësimit – një rezultat që e ka renditur në krye të listës së kandidatëve.