E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Fat me shumicë”, Horoskopi i ditës së mërkurë, 13 Shtator 2023

Dashi

Dita e sotme për çiftet pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj. Shprehini sa më shumë ndjenjat. Edhe beqarët do kalojnë një ditë të bukur, megjithëse nuk do kenë dëshirë të fiksohen. Ditë ideale për aventura. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë.

Demi

Gjatë kësaj dite partneri/ja nuk do ketë shumë besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrollojë. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Mërkuri do influencojë pozitivisht tek jeta e beqarëve. Financat në përgjithësi do jenë të mira.

Binjakët

Gjatë gjithë kësaj dite nuk do jeni me humor shumë të mirë. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj partnerit/es sqarojini gjërat sa më parë. Beqarët ka shumë gjasa të takojnë personin e ëndrrave. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Situata financiare nuk do jetë aspak e favorshme.

Gaforrja

Do e keni më të lehtë të jetoni pranë atij që doni sot. Saturni do iu ndihmojë të qëndroni gjatë gjithë kohës në humor. Edhe partneri/ja do iu ndihmojë ta ngrohni atmosferën. Beqarët do mendojnë vetëm të gjejnë dikë dhe të krijojnë familje. Prisni edhe pak! Mos i lini pas dore mundësitë qe do iu jepen sot në planin financiar. Përfitoni.

Luani

Urani do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Nëse ju beqarë doni të bëni për vete dikë që iu pëlqen prej kohësh tregohuni vetvetja dhe mos bëni asgjë false. Falë influencës së mirë planetare financat do fillojnë të stabilizohen.

Virgjëresha

Sot do bëni gjithçka për të dashurin e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij/asaj ngrohtësinë e dëshiruar. Edhe vetë do ndiheni mjaft mirë! Për beqarët nuk do vijë momenti që ata kanë ëndërruar por gjithsesi do fillojnë të hedhin hapat e para drejt dashurisë. Tek financat planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë.

Peshorja

Mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit/es tuaj sot. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai edhe mund të mërzitet. Beqarët do fillojnë të pëlqejnë një koleg pune. Edhe ai ka kohë që iu pëlqen. Dita e sotme do jetë e mrekullueshme në sektorin financiar.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do përjetoni një ndjenjë pasigurie në jetën në çift. Nëse kjo lidhje nuk iu jep kënaqësinë që prisni është më mirë t’i jepni fund. Beqarët nga ana tjetër jo vetëm që do kenë takime, por do jenë edhe pasionantë. Për financat do shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë.

Shigjetari

Nëse keni tashmë një lidhje, marrëdhënia me partnerin/en tuaj do jetë më sensuale dhe pasiononte sesa zakonisht. Beqarët edhe pse jo me qëllim do e ngatërrojnë dashurinë me punën. Në sektorin e financave do keni më shumë besim tek vetja dhe do gjeni mundësitë e duhura për t’ia dalë mbanë.

Bricjapi

Pasioni në çift do të rindizet gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe ata që kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Beqarët duhet t’i shprehin ato që ndjejnë për dikë vetëm kur të jenë të sigurt. Do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente, kujdes.

Ujori

Ambienti yjor do favorizojë dashurinë e çifteve. Do jeni edhe më sensualë dhe pasionontë gjatë kësaj dite si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Beqarët nuk duhet të tentojnë të joshin persona që kanë një lidhje sepse do vuajnë vetë. Financat do jenë të mira. Momenti ideal për të kryer investime.

Peshqit

Dashuria do iu verbojë gjatë kësaj dite dhe mund të dilni nga vetja juaj. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri/ja sepse do të pendoheni shpejt. Nëse beqarët duan të gjejnë dashurinë duhet të lënë mënjanë tekat. Tregohuni më të hapur ndaj ftesave që do iu bëhen. Financat nuk do jenë të mira.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer