Sonte ka ndodhur një aksident me tri viktima dhe disa të plagosur në Skënderaj.
E doktori Fatbardh Rexha e ka ndalë tubimin dhe ka shkuar menjëherë në Spitalin e Mitrovicës.
Ai është parë teksa e lë petkun e politikanit dhe i kthehet profesionit kur thërret detyra.
“Thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes së 3 qytetarëve tanë në aksidentin që ka ndodhur në Skenderaj. Bashkndjejë dhembjen me familjarë e viktimave, ndërsa të lënduarit uroj që të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Rexha nga Spitali.