Dr. Fatbardh Rexha, kandidat për deputet dhe një nga kirurgët më të mirë në Kosovë, sot vizitoi Prekazin heroik, vendin e tij të prejardhjes dhe krenarisë kombëtare. Si stërnip i Ahmet Delisë, emër i njohur i qëndresës dhe guximit, Dr. Rexha u mirëprit me ngrohtësi dhe përkrahje të madhe nga banorët e këtij vendi të lavdishëm.
Pritja e sinqertë dhe mbështetja që mori nga bashkëvendësit e tij jo vetëm që e mbushën me emocione, por edhe e bindën për një fitore të sigurt të Partisë Demokratike të Kosovës Me prejardhje nga një vatër që ka dhënë gjithmonë për Kosovën, Dr. Fatbardh Rexha mbetet i përkushtuar për t’i shërbyer vendit, jo vetëm në sallat e operacionit si kirurg, por edhe në politikë, duke promovuar zhvillimin dhe përparimin e Kosovës.
Faleminderit Prekaz për përkrahjen dhe frymëzimin tuaj! Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë.