Për herë të parë që nga paslufta, stadiumi “Bajram Aliu” po shfrytëzohet nga FC Drenica për gara në Ligën e Parë.
Edicionin e kaluar, drenicasit shkruan historinë për të keq duke rënë për herë të parë nga elita e futbollit.
Përkundër kësaj, trajneri Bashkim Idrizi thotë se Drenica synon rikthimin në elitë.
Për kapitenin e Shkelzen Lushtaku, objektiv i Drenicës në Ligën e Parë është pozita e parë që dërgon në Superligë.
Lushtaku tregon se si motivimi në Ligën e Parë është më i vështirë.
Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Drenica është e katërta me 15 pikë në Grupin A.
Storien e plotë të realizuar nga lajmi.net mund ta shikoni në videon e mëposhtme.